Një i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 parashikon një valë të tretë të pandemisë në Evropë në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë përsërisin atë që ai tha se ishte një dështim për të bërë atë që duhej për të parandaluar valën e dytë të infeksioneve.
“Ata dështuan në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës, pasi vunë valën e parë nën kontroll”, tha David Nabarro i OBSH-së në një intervistë për gazetat zvicerane, përcjell Telegrafi.
“Tani kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Nabarro, një britanik i cili bëri një fushatë pa sukses për t’u bërë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.
Evropa për pak kohë u gëzua duke zvogëluar nivelet e infeksioneve që tani po rriten përsëri: Gjermania dhe Franca të shtunën panë raste që u rritën me 33,000 së bashku, Zvicra dhe Austria kanë mijëra raste çdo ditë, ndërsa Turqia raportoi një rekord të 5,532 infeksioneve të reja.
Nabarro veçoi veprimin e Zvicrës për të lejuar skijimin, për dallim nga kombet e tjera alpine siç janë Austria që kanë mbyllur vendpushimet e tilla, duke thënë se Zvicra mund të arrijë një “nivel shumë të lartë sëmundjesh dhe vdekjesh”.
Nabarro përgëzoi përgjigjen e vendeve aziatike si Koreja e Jugut, ku infeksionet tani janë relativisht të ulëta.
“Njerëzit janë plotësisht të angazhuar. Ata mbajnë distancën, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara”, ka thënë Nabarro, sipas të cilit Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe.