Me siguri keni dëgjuar shpesh se këmbët janë pasqyrë e shëndetit. Ja cilat paralajmërime shëndetësore ato më së shpeshti ofrojnë

Këmbët nuk ju mbajnë vetëm në këmbë, ato mund të zbulojnë shumë më tepër për trupin tuaj sesa mendoni.

Nga ënjtja, ngërçet, mpirja, plagët që nuk shërohen, deri tek thonjtë që ndryshojnë ngjyrë, këmbët shpesh paralajmërojnë sëmundje serioze që nuk duhen injoruar.

Pa marrë parasysh sa kujdes u kushtoni këmbëve, ekzistojnë disa gjendje që nuk mund t’i injoroni.

Zbuloni çfarë mesazhesh të rëndësishme mund të lexoni nga këmbët tuaja dhe pse është e domosdoshme t’u kushtoni më shumë kujdes!

Këmbët e ftohta

Nëse i keni këmbët të ftohtë gjatë gjithë kohës, atëherë keni probleme me tiroidet. Por, arsye tjera mund të jenë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem që mund të shkaktohet nga duhanpirja, presioni i lartë i gjakut, apo sëmundjet e zemrës. Këmbët mund të jenë të ftohta edhe për shkak të dëmtimit të nervave nga diabeti. Shkaqe të tjera të mundshme janë hipotiroidizmi dhe anemia.

Dhimbje në këmbë

Kur të dhembin këmbët gjatë gjithë ditës, mund ta kenë fajin këpucët (8 në 10 gra ankohen për shkak të këpucëve me taka), por nëse nuk vishni taka, atëherë dhimbja mund të shkaktohet nga ndonjë krisje e kockës. Arsyeja mund të jetë një seancë shumë e fortë fizkulture, apo sporte që ndikojnë te këmbët, si basketbolli apo vrapi në distanca të gjata. Rreziku shtohet nëse kocka është dobësuar për shkak të osteoporozës.

Gishta këmbe të kuq, të bardhë ose kaltër

Sëmundja e Reinodit mund të bëjë që gishtat e këmbëve të bëhen të bardhë, pastaj të kaltër, më pas të kuq dhe në fund të rikthehen në ngjyrën e tyre natyrale. Shkaku është një ngushtim i papritur i enëve të gjakut, që quhet vazospazmë. Kjo mund të shkaktohet nga stresi, ose nga ndryshimi i papritur i temperaturave, por nuk ka pasoja të mëtejshme. Ndryshimi i ngjyrës mund të shkaktohet edhe nga artriti reumatoid, sëmundja e Sjogren-it dhe problemet me tiroiden.

Dhimbje në thembër

Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet plantar fasciitis. Është inflamacioni i ligamentit që lidh kockën e thembrës. Dhimbja mund të jetë më e mprehtë kur zgjoheni në mëngjes dhe ushtroni presion në këmbë. Artriti, fizkultura e tepruar dhe këpucët jo të përshtatshme, gjithashtu, mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendoniti. Shkaqe më të rralla janë deformimi i kockës (dalja e kockës si shtizë në fund të thembrës), një infeksion i kockës, tumor, apo thyerje.

Tërheqja zvarrë e këmbëve

Nganjëherë shenja e parë e një problemi është një ndryshim në mënyrën e ecjes, si bërja e një hapi më të madh, ose tërheqja e lehtë e këmbëve. Shkaku mund të jetë një humbje e ngadaltë e ndjesive në këmbë, shkaktuar nga dëmtimi i nervit periferik. Afro 30% e këtyre rasteve janë të lidhura me diabetin. Dëmtimi i nervit mund të shkaktohet edhe nga infeksioni, mungesa e vitaminave dhe nga alkoolizmi. Shkaqe të tjerë të mundshme për tërheqjen e këmbëve përfshijnë probleme me trurin, shtyllën kurrizore, ose muskujt.

Ndryshim i gishtave

Në këtë rast, ndryshon forma e gishtit të madh dhe e gishtave të tjerë të këmbës. Thonjtë janë më të rrumbullakosur dhe në formë të mysët (më shumë se zakonisht). Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është ndonjë sëmundje mushkërish, por ajo mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet e zemrës, mëlçisë dhe nga çrregullime të tretjes, ose nga disa infeksione. Nganjëherë, kjo është e trashëguar, pa ndonjë shkak të dukshëm.

Ënjtje e këmbëve

Kjo zakonisht është një gjendje e përkohshme e shkaktuar nga qëndrimi shumë kohë në këmbë, ose nga udhëtimet e gjata me avion. Nga ana tjetër, nëse këmbët qëndrojnë të ënjtura për shumë kohë, kjo mund të jetë shenjë e një problemi mjekësor serioz. Shkak mund të jetë qarkullimi jo i mirë i gjakut, një problem me sistemin limfatik, ose një trombozë. Edhe çrregullimet në veshka, apo tiroidet joaktive, mund të shkaktojnë ënjtje.

Djegie e këmbëve

Ndjesia e djegies në këmbë është e zakonshme te diabetikët me një dëmtim të nervit periferik. Ajo mund të shkaktohet edhe nga mungesa e vitaminës B, myku, sëmundjet kronike, një qarkullim gjaku jo i mirë në këmbë, ose nga hipotiroidizmi.

Plagët shërohen me vështirësi

Kjo shenjë tregon se keni diabet. Plagët që nuk shërohen janë tregues i varfër i qarkullimit të gjakut. Rritja e nivelit të sheqerit të gjakut shkakton dëmtim nervor, duke ndaluar transportimin e gjakut në këmbë.

Dhimbje në gishtin e madh

Përdhesi është një shkak i njohur i dhimbjes së papritur në kyçin e gishtit të madh, bashkë me skuqjen dhe ënjtjen. Osteoartriti është një tjetër fajtor që shkakton dhimbje dhe ënjtje. Nëse kyçi është si i ngrirë, shkak mund të jetë hallux rigidus, një ndërlikim i artritit, ku kocka del si majë. Në fund, nga ky problem mund të vuajnë edhe atletët, sidomos ata që luajnë në sipërfaqe të forta. Kjo shkaktohet nga një dëmtim i ligamenteve që rrethojnë kyçin.

Dhimbje në gishtat e vegjël

Nëse ju ndjeni sikur jeni duke ecur në mermer, ose ju dhemb shputa e këmbës dhe kjo dhimbje shtrihet te gishtat, ju mund të keni neuromën e Mortonit, një trashje e indeve rrotull nervit, zakonisht, ndërmjet gishtit të tretë dhe të katërt. Kjo ndodh 10 herë më shpesh te gratë, sesa te burrat dhe shkaktohet nga një dëmtim ose presion i madh në gishtat e këmbëve.

Related Posts