Temperatura trupore që rritet në mbrëmje dhe zhduket në mëngjes mund të jetë një dukuri kalimtare, por nëse zgjat për disa ditë, mund të tregojë një sëmundje të fshehur, veçanërisht nëse shfaqet pa simptoma shoqëruese

Temperatura trupore konsiderohet e rritur kur tejkalon vlerën që qendra e termorregullimit në një pjesë të trurit, hipotalamusi, e ka përcaktuar si “normale”. Kjo temperaturë, e quajtur kushtimisht normale, ndryshon nga personi në person dhe zakonisht sillet në intervalin 36.6–37 gradë Celsius.

Temperatura e rritur trupore është reagim i organizmit ndaj sulmit të patogjenëve. Kjo gjendje mund të shoqërohet me simptoma si ethe dhe dhimbje trupore.

Kategoritë e vlerave patologjike të temperaturës

Kur mjekët flasin për vlera patologjike të temperaturës, zakonisht i ndajnë ato në kategori:

  • subfebrile – nga 37.3 deri në 38 gradë
  • febrile – nga 38.1 deri në 39 gradë
  • febrile të larta – nga 39.1 deri në 41 gradë

Nëse temperatura është mbi 41°C, atëherë flasim për hipertermi.

Zhduket në mëngjes, por e prish ditën

Temperatura e rritur trupore në orët e pasdites shqetëson veçanërisht prindërit e fëmijëve të vegjël, te të cilët temperatura shpesh rikthehet në mbrëmje, por ajo ndikon ndjeshëm edhe në jetën e të rriturve.

Edhe pse zhduket në mëngjes, temperatura e mbrëmjes prish gjumin, gjë që ndikon në disponimin ditën pasuese, ndërsa nëse zgjat, shfaqen edhe lodhja, dhimbjet muskulore dhe përgjumja, transmeton Telegrafi.

Rritja e aktivitetit të hipotalamusit

Ethet që zhduken në mëngjes shpesh janë rezultat i rritjes së aktivitetit të hipotalamusit gjatë cikleve natyrore të gjumit. Kjo pjesë e trurit rregullon temperaturën trupore dhe mund të shkaktojë rritje të nxehtësisë ndërsa trupi lufton infeksione të thjeshta, si ftohja.

Related Posts