Policia e Kosovës zbulohet laborator të falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë

Prishtinë, 28 janar 2025 – Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, pas një aksioni të zhvilluar më 24 janar.

Gjatë bastisjes në një shtëpi në Prishtinë, u gjetën makineri dhe pajisje për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, duke përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patente shoferi. Shoferi i një automjeti, me inicialet F.K., u arrestua dhe i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Policia ka sekuestruar mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme.

Ky rast po hetohet nga Prokuroria Speciale për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Krim të organizuar”. Policia e Kosovës ka theksuar angazhimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Un

Related Posts