Në Vatikan është zgjedhur Papa i ri, Leoni XIV, ndërsa një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik është paga e tij mujore, e cila konsiderohet mjaft modeste për pozitën që mban si udhëheqës i Kishës Katolike Romake, shkruan Gazeta Sinjali.
Të ardhurat mujore të Papës janë vetëm 2650 euro, një shumë që shihet më shumë si simbolike sesa reale në raport me përgjegjësinë dhe pozitën që ka.
Megjithatë, sipas “Dailymail”, “Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime”. Në total, të gjitha këto përfitime, së bashku me asetet që ndodhen nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë, arrijnë një vlerë të vlerësuar prej 12 milionë euro.
Ndërkohë, financimi i Vatikanit vjen kryesisht nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e gjeneruara nga turizmi dhe muzetë.
Megjithatë, këto privilegje lidhen vetëm me detyrën që ushtron, dhe sipas praktikës së ndjekur nga liderët modernë të Kishës, Papa pritet të jetojë në mënyrë modeste.