Komentet e ish-presidentit Donald Trump mbi konfliktin Izrael-Iran kanë qenë të paqëndrueshme, duke kaluar nga mbështetje e fortë për sulmet ajrore të Izraelit deri te një distancim i dukshëm prej tyre shkruan BBC, përcjell Telenews.
Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten, Trump është përballur me vendime të vështira që mund të ndikojnë jo vetëm në situatën globale, por edhe në karrierën e tij politike në SHBA. Ai është larguar para kohe nga samiti i G7 në Kanada, duke theksuar se kishte “çështje të rëndësishme për t’u kthyer në Uashington”, një referencë e tërthortë ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Përballë këtij realiteti, Trump ka disa opsione:
1. Mbështetja e plotë për Izraelin dhe përshkallëzimi i situatës.
Në këtë skenar, ai do t’i qëndrojë pranë aleatit të tij Benjamin Netanyahu dhe mund të rrisë presionin ndaj Iranit me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të re bërthamore – por duke lënë hapur opsionin e përdorimit të forcës.
2. Mbajtja e një pozicioni të balancuar.
Duke shmangur përfshirjen direkte, Trump mund të vazhdojë të ndihmojë Izraelin në mbrojtje pa u përfshirë në ofensivë, në përputhje me politikën “Amerika e Para”.
3. Tërheqja nga konflikti, nën presionin e bazës së tij politike.
Brenda lëvizjes MAGA ka zëra që kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në luftëra të huaja. Figura si Tucker Carlson dhe Marjorie Taylor Greene kanë bërë thirrje për një distancim nga Izraeli dhe ruajtjen e neutralitetit amerikan.
Trump tani ndodhet përballë një dileme: të vazhdojë mbështetjen për Izraelin, duke rrezikuar të tërheqë SHBA-në në një konflikt rajonal, apo të dëgjojë bazën e tij dhe të promovojë një zgjidhje diplomatike.
Në fund të fundit, çdo vendim i tij ka pasoja të mëdha – brenda dhe jashtë SHBA-së.