Nën kaosin e menjëhershëm të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit qëndron edhe një çështje jo pak e rëndësishme, ndikimi i saj në çmimin e naftës.
Por cili vend mban rezervat më të mëdha të lëndëve djegëse fosile?
Sipas një shkrimi të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aktualisht, rezervat e provuara tregojnë se Venezuela kryeson me 303 miliardë fuçi, e ndjekur nga Arabia Saudite (267 miliardë) dhe Irani (~208 miliardë), me OPEC-un që kontrollon mbi 60% të totalit.
Vendet me rezervat më të mëdha të naftës:
1. Venezuela – 303 miliardë fuçi
2. Arabia Saudite – 267 miliardë
3. Irani – 209 miliardë
4. Kanadaja – 163 miliardë
5. Iraku – 145 miliardë






















