Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 20-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për bllokimin e proceseve institucionale.
Ajo theksoi se pengesat politike po mbajnë vendin në ngërç dhe kërkoi reflektim nga liderët për të çuar përpara proceset demokratike në interes të qytetarëve.
“103 ditë të humbura për Kosovën, 103 ditë pa i adresuar hallet e qytetarëve të Kosovës. PDK vazhdon të jetë konstruktive. Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë, kemi ofruar alternativat tona.
Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo..
