Qeveria e Kosovës ende nuk i ka ekzekutuar pagat për muajin shtator për mësimdhënëist grevist.
Mimoza Kusari-Lila e cila është shefe e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë sinjale negative sa i përket çështjes së pagave për grevistët.
Ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se “Grevën e përcakton kompensimin ose jo të atyre që janë në grevë, nuk kompensohen për ditët në grevë”, u shpreh ajo.
Por, çka thotë Ligji për Greva?
null
Neni 18 i Ligjit për Greva me 3 paragrafë rregullon ligjshmërinë e grevës:
Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, Ndërprerja ose largimi nga marëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme është i kundërligjshëm, paragrafi i dytë nuk zbatohet kur i punësuari gjatë grevës kryen një akt që bie ndesh me ligjin. Paragrafi 1, ku flet për pezullimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, është i dedikuar për punëtorin që futet në grevë. Pra, grevisti, i pezullon detyrimet që i rrjedhin nga kontrata që është edhe kuptimi i grevës.
Tutje në ndryshim/plotësimin e ligjit është shtuar edhe një pjesë ku flet për “të drejtën në pagesë” duke e ndërlidhur me pushimin e detyrimeve nga kontrata e punës.
Theksojmë se me vendim të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, nga data 25 gusht kanë hyrë në grevë mësimdhënësit dhe punëtorët e administratave shtetërore.
Pas plotë pesë javësh ani pse pa arritur një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, u mor vendim që të ndërpritet greva.