Dëshmitari i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën e Hagës.

Në ditën e dytë, ish-zëvendëshefi i UNMIK-ut, Jock Covey, po merret në pyetje nga Prokuroria.

Ai u pyet për rolin e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Prokurorja: A keni dijeni mbi rolet e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës?

Covey: “JO”, u përgjigj shkurtimisht.

Prokurorja: A keni dëgjuar për një rast të shkëmbimit të të burgosurve që kishte ndodhur në janar të vitit 1999-të?

Covey u përgjigj sërish me “JO”.

“Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë, kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes. Kam qenë duke punuar në një libër që do të shfrytëzohej nga oficerët e së ardhshmes”, u shpreh Covey.

Related Posts