Cristiano Ronaldo pritet të jetë sot në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për një takim të mundshëm me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Sipas The Athletic, superylli portugez mund të marrë pjesë në një takim diplomatik, megjithëse as pala saudite dhe as ajo amerikane nuk kanë dhënë ende konfirmim zyrtar.

Vizita e Mohammed bin Salman në SHBA do të ishte e para pas shtatë vitesh, një periudhë e shënuar nga tensione ndërkombëtare dhe kritika të gjera pas raportimeve se ai mund të ketë autorizuar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, një akuzë që MBS dhe Arabia Saudite e kanë mohuar vazhdimisht.

Raportohet se gjatë takimit të mundshëm në Washington, Trump dhe Princi i Kurorës pritet të diskutojnë mbi Marrëveshjet e Abrahamit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe investimet dypalëshe.

 Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon dy herë në përmbysjen ndaj Al Fayha  telegrafi.com

Ronaldo, i cili luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, ka qenë shpesh pozitiv në deklaratat e tij mbi vendin dhe rolin e tij në futbollin saudit.

Related Posts