Tenderin për transport në Komunën e Dragashit, e fitoi kompania që emri nuk përkon me veprimtarinë.

“Sweet Bakery” në regjistrimin e saj në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë nuk rezulton të ketë tjetër veprimtari përveç asaj të prodhimit të bukës dhe produkteve të tjera nga mielli.

Por, rrugën deri në shtetin austriak, e cila iu kushtoi 22 mijë euro, komunarët e bënë me agjencinë ‘’Tosa Tours’’ që u nënkontraktua nga “Sweet Bakery”.

Klani kontaktoi më këtë agjenci, por drejtuesit e saj thanë se nuk dinin se si në të vërtetë ishte veprimtaria e biznesit që e kishte fituar tenderin.

Ndërkaq krejt kjo sipas të parit të Komunës se Dragashit, bëhet për qëllime politike.

Klani ka provuar të kontaktojë edhe Gazmend Hotin, emri dhe numri i telefonit i të cilit i figurojnë në ARBK, por i njëjti fillimisht nuk e hapi telefonin, e pastaj nuk ishte i qasshëm.

Related Posts