Aktori Çun Lajçi është shprehur i dëshpëruar me marshin solidarizues për Palestinën të kosovarëve, shkruan Gazeta Express. 

Ai tha se Palestina Kosovës i thotë Serbi, teksa sipas tij qytetarët po protestojnë duke harruar që Arafati ia puthte buzët Titos.


Ai madje tha se e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë Çun Dreli. 

Postimi i plotë:

Po e ndrroj mbiemnin

     Unë jam Drel

   Mbas asaj që pashë dje n’qendrën e qytetit, m’shkoi mendja me nxirrë alltinë e me i ra vetit! 

   Po ku me marrë n’spital?

   E parafrazova vargun e kangës popullore, ku i riu kishte dashtë me mbytë vetën, veç pse dadës ia kishte pa gushën e bardhë!

   Unë u dehidrova nga pankartat e djelmoshave tue përkrah Palestinën që Kosovës m’i thotë Serbi, e këta kacavjerrën n’mjekrrat qime mini e dalin n’protestë, tue harrua se Arafati Titos ia puthte buzët!

   Ata e duen Serbinë. St. Savën e duen ma shumë se Muhamedin!

   Kur i pashë tue u përqyrrë (qysh tha Kimetja) e shtina doren n’brez, po veç Albinit s’pata çka me nxjerrë. Atij i thash rri mos e prish gjumin, se mehesape vakcina t’ka ra n’krye e kurgja ma s’po sheh, e mbasi edhe goja t’asht marrë, s’po qes allti por po e ndrroj mbiemnin. 

   Për ty isha Lajçi deri sot, veç për kacamitë tu që s’dinë ku hanë e ku pjerdhin, kurrë ma!

   Për Ty e kastravecat tu t’verdhë, deri n’vdekje do t’jem Çuni i Nik Drelit. 

Po, unë jam Çun Dreli, ai Lajçi që t’votoi dy herë, e ti hala nuk zbrite n’tokë, e unë plak me u ngjitë të ti, atje të retë n’qiell!

   Tash, n’disha, edhe ne fb do ta shkruej Çun Dreli!

   Thmi e parti e mjekrra cjapi me flamuj t’huej, tybe n’durohen o Kryeministër!

Çun Dreli

I sheruemi n’spital

15.05.2021

https://www.facebook.com/qunlajqii/posts/1858496487648037

Related Posts