Shoubizi shqiptar u përfshi dje nga një incident i rëndë ku u përmendën emrat e reperit Don Xhoni dhe producentit të njohur Shkumbin Nebihu (Bini Diez).
Pas heshtjes fillestare, producenti vendosi të tregojë publikisht versionin e tij në “Prive” me Liberta Spahiun.
Gjatë rrëfimit të tij, Bini Diez u shpreh thellësisht i tronditur dhe i zhgënjyer nga ajo që kishte ndodhur, duke nënvizuar se situata ishte veçanërisht e rëndë për faktin që ai ndodhej me familjen.
Foto: YouTube
Ai e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe jashtë çdo norme, duke thënë se një veprim i tillë “nuk është as traditë e as zakon shqiptar”.
Producenti konfirmoi se në incident ishin të përfshirë Don Xhoni dhe vëllai i tij, duke theksuar se gjatë 25 viteve të karrierës së tij nuk kishte përjetuar kurrë një ngjarje të ngjashme.
Duke kujtuar momentet e para të sulmit, Bini tregoi se gjithçka nisi pasi makina e tij u bllokua në rrugë: sipas tij, automjeti i artistit iu vu përpara duke tentuar të godiste veturën e tij.
Ai shtoi se shkaku i konfliktit lidhet me një prej artistëve që ai menaxhon, duke lënë të kuptohet se pas incidentit qëndron një pakënaqësi profesionale.
– YouTube www.youtube.com
Përveç deklaratës publike, Bini Diez ka paraqitur edhe një kallëzim në Policinë e Kosovës, me qëllim që rasti të hetohet dhe të marrë epilogun ligjor.
Në fund, producenti e cilësoi ngjarjen si të turpshme dhe theksoi se suksesi nuk ndërtohet mbi konflikte dhe skandale që përfshijnë njerëz të pafajshëm.























