Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031.
Kontrata e re e 17-vjeçarit do të hyjë në fuqi kur ai të mbushë 18 vjet në korrik, pasi të miturit janë të kufizuar në kontrata trivjeçare.
Lamine Yamal do të fitojë hiç më pak se 15 milionë euro në sezon.
Paga e tij neto do të jetë 8 milionë euro pas taksave, raporton El Pais.
Një pagë kaq e madhe e bën Yamalin të fitojë më shumë se lojtarë si Raphinha dhe Pedri brenda skuadrës së Barcelonës.
Por kjo nuk është e gjitha. Kontrata e Lamines përfshin bonuse që lidhen me paraqitjet, golat dhe nëse ai fiton Topin e Artë.
Në rast se Lamine i përmbush të gjitha ato bonuse dhe klauzola në kontratë, ai do të fitojë më shumë para se çdo lojtar tjetër te Barcelona.