Dafina Zeqiri ka përjetuar momentin më të veçantë në jetën e saj, me ardhjen në jetë të djalit të parë, Daskanit.
Klinika ku këngëtarja solli në jetë foshnjën ka publikuar disa pamje prekëse, në të cilat Dafina shihet me lot gëzimi në sy, duke përqafuar për herë të parë frytin e dashurisë me partnerin Kreshnik.
Daskani ka lindur me gjatësi 53 centimetra dhe peshë 3640 gram. Për Dafinën, ky moment shënon fillimin e një kapitulli të ri – nënësinë, e cila vjen me një dashuri të pakusht dhe përgjegjësi të madhe.
Në mesin e famës dhe jetës publike, Dafina dëshmoi se ndjenjat më të thella e të sinqerta lindin në qetësinë e një dhome spitali, në përqafimin e parë me fëmijën.

