Parlamenti Danez ka miratuar një ligj që parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 67 vjeç që është aktualisht në 70 vjeç deri në vitin 2040. Vendimi I Kopenhagës zyrtar e bën Danimakën vendin Europian me moshën më të lartë të daljes në pension.

Sipas ligjit, mosha do të rritet në 68 vjeç në vitin 2030, 69 në vitin 2035 dhe 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetor të vitit 1970.

Kjo reformë ka nxitur protesta në Kopenhagë, veçanërisht nga sindikatat, të cilat e quajnë vendimin “të padrejtë”. Kryeministrja Mette Frederiksen ka deklaruar se mekanizmi që e lidh moshën e pensionit me jetëgjatësinë do të rishqyrtohet.

Mosha e daljes në pension është një temë e ndjeshme në Evropë, me jetëgjatësi më të lartë dhe deficite buxhetore që e shtyjnë çdo brez të punojë më gjatë se paraardhësi i tij.

Si rezultat, vendimi i Danimarkës për të pasur moshën më të lartë të daljes në pension bie disi në kundërshtim me reputacionin e saj si një shtet nordik jashtëzakonisht i begatë dhe i rehatshëm.

Në Suedinë fqinje, përfitimet e pensioneve mund të kërkohen ende nga qytetarët që në moshën 63 vjeç. Në Francë, pati protesta dhe trazira masive kur qeveria e Emmanuel Macron vendosi një ligj që rriti moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ata që kanë lindur midis viteve 1955 dhe 1960 në përgjithësi fillojnë të marrin pensionin e tyre në moshën 66 vjeç, por pragu rritet gradualisht për ata që kanë lindur pas vitit 1960.

Related Posts