Telekomi i Kosovës dhe kompania “Dardafon.net.LLC” kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.
FaktePlus ka siguruar dokumentin, ku thuet se sipas kësaj marrëveshjeje kompania Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.
Mirëpo Telekomi prej 15 janarit të vitit të ardhshëm duhet t’ia kthejë borxhin Dardafonit për një periudhë prej 24 muajsh.
Ky borxh i Telekomit ndaj kompanisë së Blerim Devollit vie pas vendimit të Gjykatë së Arbitrazhit që telekomi i detyrohet kompanisë “Dardafon.net.LLC” 25 milionë./FaktePlus/
Kjo është marrëveshja:
Angazhimi i bordit dhe manaxhmentit për zhbllokimin e llogarive sot u kurorëzua me sukses. Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit. Kjo marrëveshje për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore. Pas kësaj marrëveshje bordi dhe menaxhmenti me përkrahjen e qeverisë do të nisin implementimin e planit për rimëkëmbje të Telekomit ku brenda një afati tre vjeqar do të investohet në rrjet dhe çështje tjera me rëndësi të cilat ndikojnë në rritjen e vlerës së koorporatës dhe stabilitetin financiar e teknik të kompanisë.