Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave e ka humbur ndeshjen e parë të playoff-it ndaj Turqisë.
“Dardanet” u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:4.
Derisa ndeshja e dytë e skuadrës së udhëhequr nga Sami Sermaxhaj, do të zhvillohet në Izmir.
Mbetet të shihet nëse çikat e Kosovës do të arrijnë të bëjnë mrekulli në ndeshjen e radhës, dhe të hyjnë në Ligën B të UEFA NATIONS LEAGUE.

























