Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Spanjë për ndeshjen e kthimit kundër Islandës.

Ndeshja do të zhvillohet të dielen nga ora 18:00.

“Të bashkuar ecim drejt suksesit”, shkroi FFK-ja në Facebook, ku postoi edhe disa pamje të djemve të kombëtares në Spanjë.

Ndeshja e parë, e zhvilluar të enjten në Fadil Vokrri, u mbyll me fitoren e Dardanëve, 2:1.

Kjo përballje është e vlefshme për ngritje në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova është në Ligën C, dhe nëse fiton, kalon në B, kurse Islanda është në B, dhe synon mbetjen në të.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles

Related Posts