Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do t’i takojë përfaqësuesit e partive politike.

Ky takim vjen pasi Osmani i ka ftuar ata për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Takimi do të nisë nga ora 14:00.

Pas konsultimit, shefja e shtetit pritet të shpallë datën e zgjedhjeve lokale.

Mbetet të shihet se cila do të jetë data kur qytetarët do t’i drejtohen kutive për zgjedhjen e pushteteve lokale.

Related Posts