Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se çështja e Presidentit po bëhet më shumë diskutim medial .
“Çështja e Presidentit është ma shumë diskutim medial. Institucionet e Kosovës nuk është se kanë humb shumë kohë me këtë çështje. Akoma jemi në fazën e diskutimeve. Ne nuk jemi kundër një nominimi të një kandidati tjetër.
Presidenti do të zgjidhet në sallë, ne e kemi ba ofertën dhe jemi duke punuar për ofertën. Ka pas diskutime edhe me LDK-në dhe PDK-në, por jo diskutime të nivelit të lartë, kemi patur diskutime me shumë deputetë”
Tutje Haradinaj ka thënë se po të ishte Thaçi dhe Veseli në PDK, ndryshe do të ishin diskutimet.
“Unë e kam ba koalicionin me PDK-në, shumë presion më kanë për me hy në koalicion me PDK-në. Po të ishte zoti Thaçi dhe zoti Veseli në krye të PDK-së, unë e di me kan mundem me fol. po tash këta si kanë të zotët e shtëpisë”
Tutje Haradinaj për herë të parë ka përmendur koalicionin me LVV-në, duke mos e mohur që mund të ketë një marrëveshje për Presidentin dhe koalicion para dhe pas zgjedhor.
“Nuk e thashë në asnjë rrethanë se kemi marrëveshje me Vetëvendosjen për President por mund të kemi në të ardhmen, nuk e përjashtoj hiq. Mund të bëhemi partner me LVV-në pas zgjedhjeve mund të ketë edhe marrëveshje para zgjedhjeve. Kemi dallime substancile por nuk jemi armiq, por kundërshtar politk” tha Haradinaj në Rubikon raporton Gazeta Blic.