Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva, ka folur hapur për ndikimin që Pep Guardiola pati në karrierën e tij, duke e përshkruar punën nën drejtimin e trajnerit aktual të Cityt si “një nivel tjetër”.
Silva është njëri nga legjendat e mëdha të Cityt, pasi luajti te klubi nga Etihad për 10 sezone, teksa fitoi 13 trofe, ndër to katër Liga Premier.
Ai erdhi si një djalë i ri nga Valencia, por u rrit shpejt duke u bërë njëri nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë.
Megjithatë, Silva ia ka atribuuar suksesin e tij trajnerit Guardiola, i cili sipas tij e ripërcaktoi rolin e tij në fushë.
“Unë kam luajtur shumë në krah, megjithëse lëvizja në qendër, dhe ai më vendosi në mes. Ai pozicion më përshtatej në mënyrë të përkryer”, ka thënë fillimisht Silva.
“Puna me të ishte në një nivel tjetër, sepse ai tashmë dinte gjithçka që do të bënte skuadra tjetër, ai i kishte të gjitha të përgatitura dhe gjërat thjesht ranë në vendin e tyre gjatë ndeshjes. Është një nivel tjetër”, përfundoi spanjolli.
























