Debatet ‘e vdekura’!
Çka ka lidhje për neve se cili prej tyre ka qenë më ‘sikushi’ e ‘më i mirë’, Rugova apo Demaçi!
Ata janë të vdekur.
Kush ka kohë sot të merret me ideologji nekrofile, ai i ka nëntë jeta.
Demaçi nuk ishte i VV-së, as i PDK-së.
Rugova nuk ishte veç i LDK-së.
Të Dy në mënyrat e veta ishin të të gjithëve, pa e përjashtuar askënd!
Nuk krahasohet Demaçi me Qosjen, se Qosja ka rrnu si’car’, e ka marrë pensionin e Serbisë ‘7 Juli’, nuk ka bë gjë tjetër, veç ka ‘shitur’ mend dhe kurrë, ama kurrë nuk i ka munguar një qime floku.
Nuk krahasohet Demaçi me Qosjen, se nuk është fer.
Filozofia paqësore e Rugovës ka dështuar.
Se, pa dështuar politika paqësore e Rugovës, nuk do të ndodhte Lufta.
Lufta e bëri Rugovën të ndjehet inferior.
Ne s’duhet të merremi me idetë e vdekura dhe të vrara në luftë.
Filozofia paqësore e Rugovës (E PARA) ‘u vra’ në luftë.
Pra, ka qenë normale me provu m’u çliru me paqe, dhe ka qenë normale me mendu si Demaçi, që lufta vetëmbrojtëse ishte e pashmangahme.
Çdo shqiptar që ka pasur mend, që nuk ka bërë tregti me paqen (si qeveria në ekzil) dhe që nuk u bë çirak prej saj, ka qenë për luftë.
UÇK ishte e shenjtë për Ne në atë kohë.
Tjetër gjë që trashëgimtarët politikë të saj e shfrytëzuan dhe e keqpërdorën kaq armiqësisht, kaq vrazhdtë..
As LDK s’mund ta shfrytëzojë më Rugovën e vdekur për ta ndjerë veten gjallë.
As PDK nuk mund ta shfrytëzojë më Luftën për ta keqpërdor pushtetin.
Edhe Rugova, edhe UÇK, Ju kanë ‘braktisur’.
LDK ka mbetur e varur nga varri i Rugovës, si valixhe me memoare të pashkruara.
PDK ka mbetur në Enver Hoxhajn euforik e naiv.
Ai po e lufton PDK-në më ‘mirë’ se që do ta kishte luftuar më i madhi kundërshtar i PDK-së.
Sakrifica tjetër gjë. Se a është më e rëndë të rrish në burg 28 vite, aq sa i nevojitet planetit të vdekjes (Saturnit) të sillet rreth Diellit, apo të jetosh si Rugova në burg publik, për neve sot nuk është aspak me rëndësi.
Ama, aspak.
Ata kanë vdekur.
Fati i tyre nuk trashëgohet.
Vepra e askujt nuk trashëgohet.
Vdekja është e ‘padobishme’, njerëzit e vdekur janë të ‘papërdorshëm’ .
P.S. Thjesht duhet të krijohen Liderë të rinj dhe lideri i vetëm në Kosovë tash është Albin Kurti!
Kosova nuk e ka luksin të merret me ‘debate të vdekura’.