Labinot Tahiri ka kërkuar nga Policia që mos të dënojnë familjarët e pacientëve që ndalojnë në barnatoret afër rrugëve në Ferizaj.
Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, këngëtari ka kërkuar që mos të dënohen qytetarët, pasi ata nuk kanë aq para sa të paguajnë edhe dënimet, edhe barnat për familjarët e tyre.
“Mos të marrin dënime qytetarë, se edhe dënime, edhe barna, edhe teste nuk di kah me shkoq veten me para këta qytetarë, por le të lirohet parkingu i shkollës per familjarët e pacientëve”, ka shkruar Labi.