Aktivisti i njohur Nol Nushi ka ngritur një shqetësim publik përmes një postimi në rrjetet sociale, duke denoncuar një rast të mashtrimit me zbritje në një lokal të Albi Mall.
Sipas Nushit, lokali në fjalë kishte shpallur ulje deri në 70% në të gjitha produktet e kuzhinës, duke tërhequr shumë konsumatorë që kërkonin përfitime nga këto zbritje.
Por ai thotë se pas vizitës në këtë dyqan, zbuloi se çmimet ishin rritur artificialisht përpara se të aplikohej “zbritja”.
“Çka me pa! Çmimi i secilit produkt ishte fry artificialisht,” shkroi Nushi, duke postuar edhe një foto të një ene të zakonshme kuzhine, që sipas tij, nuk kushton më shumë se 6 euro, por ishte shënuar me çmim 18.30 euro para zbritjes.
Ai shton se shumë qytetarë, përfshirë edhe vizitorë nga Maqedonia, kishin mbushur karrocat me produkte, të bindur se po përfitonin nga zbritjet. “Në fund e mora vesh që lokali po transferohej diku tjetër prej nesër. Kështu, ne konsumatorët e mashtruar, kryenim edhe bartjen e produkteve, edhe i sillnim profit pronarit,” shkroi ai me ironi.
Në fund të denoncimit, Nushi kërkon përgjegjësi nga institucionet përkatëse: “A ka naj inspekcion?”
Ky rast ngre pikëpyetje të forta për mbikëqyrjen e praktikave të zbritjeve në treg dhe për nevojën e ndërhyrjes së shpejtë nga autoritetet për të mbrojtur konsumatorët nga mashtrimet komerciale.
Postimi i plotë i Nushit: