Analisti Avdi Smajlaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke i akuzuar ata për përfitime të mëdha financiare në kohën kur institucioni është i bllokuar.

Në një postim të tijin, Smajlaj thekson se “të vetmit që përfitojnë nga uzurpimi aktual i Kuvendit janë vetë deputetët”, duke detajuar se për një muaj, nga 15 seanca të mbajtura çdo 48 orë, ata fitojnë 15 x 200 euro në emër të pjesëmarrjes plus 1800 euro si rrogë bazë, që në total bëjnë rreth 4800 euro në muaj.

Sipas Smajlajt, kjo situatë është “zgjate Zot” për deputetët, ndërsa populli, pavarësisht kësaj padrejtësie, qëndron indiferent. “Popullit nuk ia prish lumturinë as kjo,” shkruan ai me ironi, duke nënvizuar se qytetarët janë mësuar tashmë me padrejtësitë dhe janë bërë të pandjeshëm ndaj babëzisë së pushtetarëve.

Related Posts