Fatmir Humolli, një deputet i mazhorancës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se do të votojë “pro” ndryshimeve ligjore në Fondin Pensional të Kosovës.
Humolli është deputeti i parë i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që ka dal publikisht në përkrahje të Projektligjit për Fondin Pensional.
“Trusti Pensional ose Fondi Pensional, tek ne qytetarët e japin për të siguruar një jetë komode në pleqëri. Duke parë që mjetet tona dalin jashtë, këto para të Trustit nuk janë investuar për të siguruar që pleqtë tanë të kenë një jetë stabile sepse klasa jonë politike nuk i ka besuar ekonomisë së vendit tonë. Unë nuk jam që këto para të Trustit të hiqen nga Trusti Pensional, sepse shpresoj që qeveria nuk do të lejojë eksport të financave dhe që këto para të dalin jashtë vendit tonë. Unë do të votoj pro tërheqjes”, tha Humolli.