Deputeti i LVV-së, Geci ngrit dy duart kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Geci, shprehu kundërshtimin e tij ndaj dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ata nuk mund të konsiderohen si themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit. Siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim, nuk konsideroj se është e arsyeshme të vazhdojmë për mbrojtje të tyre”, deklaroi Geci gjatë seancës.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Bedri Tahiri, iu kundërpërgjigj, duke theksuar se çështja se kush është themelues i shtetit të Kosovës i përket historisë, ndërsa mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

“Sa i përket çështjes së themeluesve, mendoj se është histori dhe pjesë e lavdishme. 17 shkurti është datë e përjetshme dhe dihet kush e ka shpallur pavarësinë. Ata kanë nevojë për mbështetje shtesë. Nuk ndikon direkt brenda Kosovës, por është diçka që shoqëria duhet ta mbështesë”, tha Tahiri, raporton KP.

Përkrahje për këtë amandament dha edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e përshkroi mbështetjen shtesë si “infuzion të fundit nga shteti për katërshen e UÇK-së”.

Related Posts