Tashmë në Presidencën e Kosovës ka arritur letra “se si të veprohet më tej”, pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën.
Kjo është konfirmuar nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Letra sapo ka ardhur në presidencë dhe ekipi ligjor i presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar presidentes hapat e mëtejmë”, ka thënë ai.