Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu nuk arriti të përfundojë garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, pasi doli nga shtegu gjatë zbritjes së saj.
Në një pistë sfiduese dhe me konkurrencë të fortë, Kryeziu tentoi të japë maksimumin, por një moment i pafat e ndali garën e saj para përfundimit, duke i mohuar mundësinë për një rezultat zyrtar në këtë disiplinë
Pavarësisht kësaj, pjesëmarrja në Olimpiadë mbetet një arritje e rëndësishme për sportisten, e cila pritet të rikthehet në pistë për garën e sllallomit.






















