Dezinsektimi i hapësirave publike ende nuk ka filluar në kryeqytet këtë vit. Nga komuna thonë se kjo do të nisë së shpejti, kurse opozita thotë se nga komuna janë vonuar në këtë drejtim.

Ka 45 vite që jeton në Prishtinë. Por, problem të tillë nuk mban mend të këtë pasur.

Nazmi Bislimi, banor i lagjes “Dardania” thotë se këtë vit ka shumë mushkonja në kryeqytet.

“Kemi mushkonja në të gjitha anët, edhe në banesë edhe këndej jashtë. Këtë vit ka shumë veç me qëndru mbyll brenda se le më jashtë sa ka, e ka mbrëmja po ka shumë nuk po mundesh me dal prej tyre. Po, dal në parkun andej nuk u shihte”, thotë Nazmi Bislimi.

E për këtë çështje, ai ka një kërkesë.

“Komunës me i thanë që gjithë janë ardh e kanë stërpikë, këtë vit nuk e di pse e kanë vonuar, këtë vit nuk janë kanë hiç edhe po presim mos po vijnë të bëjë këtë mundësi”, thotë ai.

 

Related Posts