Mbrëmjen e kaluar, në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një tjetër zarf i zi, sërish për thyerje rregullash nga konkurrentët.
Kësaj here, një konkurrent i ri sipas produksionit kishte futur informacion nga jashtë, duke penguar lojën dhe duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix.
Dënimi për këtë konkurrent do të jepet sonte gjatë spektaklit ndërsa sipas hulumtimeve tona, rezulton se ky konkurrent është Arbri.
Kjo pasi gjatë një bisede me Beatrix, teksa ajo i tregonte se po e priste me frikë përballjen me realitetin jashtë, Arbri ka pohuar se në fakt Beatrix ishte më e rrezikuara për t’u eleminuar.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që për konkurrentët është futur informacion nga jashtë, ndërsa produksioni herë ka zgjedhur të heshtë duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh, e herë të reagojë duke dhënë dënime.
Arbri është një prej banorëve të rinj të shtëpisë, i cili mbrëmjen e së martës hapi “Kutinë e Pandorës” duke fituar të drejtën të çojë në nominim tre banorë.
Për shkak të situatave që ndodhën me eleminimin e Dj Dagz, Arbri vendosi në nominim Einxhel, Donaldin dhe Beatrix.