Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili kërkonte vlerësimin e shkeljeve të të drejtave të tij themelore lidhur me caktimin e gjyqtarëve në çështjen kundër tij në Hagë.
Vendimi është marrë më 5 shkurt, ndërsa Dhoma ka konstatuar se disa prej pretendimeve të Thaçit ishin të parakohshme dhe të tjera të pabaza, duke shpallur kërkesën e tij të papranueshme.
Thaçi pretendonte se kryetarja e Gjykatës Speciale kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke caktuar të njëjtin gjyqtar për aprovimin e aktakuzës dhe vendime të tjera për të njëjtin rast.






















