Angel Di Maria ka qenë së fundi në një intervistë.
Në një intervistë për “AS”, argjentinasi foli për tema të ndryshme, përfshirë rreth situatës te ish-klubi i tij, Real Madridi.
Mirëpo “Fideo”, u pyet për debatin shumëvjeçar se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messi, ku e dha përgjigjen e tij.
“Gjithmonë e kam vënë Messin përpara Ronaldos? Cristiano ishte shumë i dhënë pas punës dhe përpjekjeve për të qenë numri një, por Messi, duke pirë në dhomën e zhveshjes, më vonë tregoi se kishte një dhuratë nga Zoti për të qenë më i miri”, u shpreh Di Maria.
Di Maria, ishte një nga ata që kishte bashkëlojtar edhe Ronaldon edhe Messin, ku arriti të fitonte me të dy lojtarët.
























