Mbi tre hektarë me pisha janë djegur nga një zjarr që ka kapluar për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave në Sllatinë.

Krejt kjo si pasojë e flakëve që u përhapën nga pakujdesia e një qytetari.

Mbikëqyrësi i parkut, Agim Shishani, tha se zjarri është nën kontroll nga zjarrfikësit e Fushë-Kosovës, që ujin po e bartin me shpinore.

Ndërkohë, janë kontaktuar edhe ekipet e zjarrfikësve nga komunat e tjera për të qëndruar në gatishmëri nëse do të ketë shpërthim të madh të flakëve.

Related Posts