Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm, në Prishtinë.
Incidenti ka ndodhur në “Rrugën B”.
Sipas policisë, hetuesit po merren me rastin, teksa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në “Rrugën B”, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, deklaroi Enis Pllana.





























