Në një botë ku fjalët janë shpesh më të fuqishme se veprimet, disa njerëz dallohen sepse dinë të thonë gjënë e duhur në kohën e duhur.

Qofshin fjalë ngushëlluese, argumente brilante apo tallje simpatike, komunikimi është një diçka e lehtë për ta.

Astrologjia na zbulon se cilat shenja të zodiakut kanë lindur me aftësitë më të mira të komunikimit dhe që dinë gjithmonë të fitojnë vëmendjen dhe zemrat e bashkëbiseduesve të tyre.

Binjakët

Binjakët njihen për aftësitë e tyre komunikuese. Mendja e tyre është e shpejtë dhe gjuha e tyre është edhe më e shpejtë. Pavarësisht nga tema, ata gjithmonë kanë diçka interesante për të thënë. Ata e duan dialogun, janë kureshtarë dhe vazhdimisht kërkojnë informacione të reja për të ndarë me të tjerët. Sharmi i tyre qëndron në aftësinë e tyre për t’u përshtatur me çdo person dhe situatë, kjo është arsyeja pse shumë i konsiderojnë ata bisedues idealë. Në bisedë, ata janë të mprehtë, elokuentë dhe pothuajse nuk mbesin pa fjalë.

Peshorja

Peshoret janë mjeshtër të diplomacisë dhe dinë të zgjedhin fjalët e duhura në çdo moment. Ata jo vetëm dinë të komunikojnë, por edhe të dëgjojnë, gjë që i bën ata bashkëbisedues të mëdhenj. Stili i tyre i të shprehurit është i qetë, i matur dhe shpesh i mbushur me një prekje elegance. Peshoret e duan ekuilibrin dhe harmoninë, ndaj shmangin tonet kontradiktore dhe dinë të lehtësojnë tensionet në komunikim. Fjalët e tyre kanë fuqinë për të pajtuar, frymëzuar dhe lidhur njerëzit.

Luani

Edhe pse shumë i perceptojnë si domininant dhe teatral, Luanët në fakt janë folës shumë të aftë. Komunikimi i tyre është pasionant, i sinqertë dhe plot besim. Kur Luanët flasin, të gjithë dëgjojnë, jo sepse duhet, por sepse duan. Karizma e tyre del në pah kur shprehin mendimet e tyre ose mbajnë fjalime motivuese. Ata e dinë se çfarë të thonë për të ngritur ngritur humorin, për të ofruar mbështetje ose thjesht për t’i bërë të gjithë rreth tyre të qeshin.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles

Related Posts