Në një ceremoni solemne të premten, u diplomuan 18 kadetë të Gjeneratës 2025 të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përgjegjësi.
“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë,” tha Osmani, duke theksuar se ceremonia shënon fillimin e një përgjegjësie të shenjtë.
