Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që fortifikon sigurinë.

Ajo thotë se para 24 policëve që ranë në detyrë, përkulet me nderim e respekt të thellë.

Duke përmendur Enver Zymerin dhe Afrim Bunjakun, e para e vendit thotë se janë ata bashkë me 22 policët e tjerë të rënë, që i treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt.

“Në këtë ditë përkulemi me respektin më të thellë para 24 policëve që ranë në krye të detyrës në mbrojtje të jetës sonë, lirisë, integritetit dhe sovranitetit të shtetit tonë! Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, janë heronj të ditëve të sotme, që me guximin e tyre i treguan botës se Kosova nuk përkulet përballë askujt”.

Related Posts