DJ PM është eliminuar mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Rrugëtimit të tij në këtë emision i erdhi fundi pas një televotimi të hapur të martën, ku të gjithë banorët përveç Meridianit kanë qenë në televotim.
Pas eliminimit, Pajtimi ka shkruar disa fjalë në Instagram.
“Nga zemra faleminderit për suportin”, kanë qenë fjalët e PM’it pas daljes nga emisioni.
Ndryshe, në fillim u eliminua edhe DJ DAGZ, por që më pas përmes një televotimi, njeri prej tyre është dashur që të kthehet në shtëpi.
Edhe pse dy konkurrentët nuk dëshironin të ktheheheshin, në fund erdhi të një dakordim, duke krijuar një situatë të sikletshme për të dy djemtë nga Kosova që kishin hyrë bashkë në shtëpi e tash njëri duhet të kthehet i vetëm brenda.
Fillimisht Arbana ka kërkuar nga DJ PM dhe DJ Dagz që ta respektojnë vendimin e publikut për t’u kthyer në shtëpi.
Në fund ata janë dakorduar që të rrinë së paku edhe një ditë dhe gjatë së shtunës të vendos që të dalë nga shtëpia.
Me anë të televotimit, publiku vendosi që të rikthehet në shtëpi është DJ Dagz.