Altin Krasniqi, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka marrë deri tani 19,223 vota, duke siguruar mandatin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Krasniqi është në mesin e më të votuarve brenda PDK-së. Ai ka marrë një mbështetje të madhe nga qytetarët e Drenasit, ku ka siguruar rreth 7 mijë vota.

Kjo është hera e parë që ai garon në zgjedhje dhe votat e fituara konfirmojnë besimin e qytetarëve ndaj tij. Altin Krasniqi është djali i Jakup Krasniqit, një prej figurave të njohura të politikës kosovare.

Rezultatet mbeten paraprake dhe pritet të certifikohen pas përfundimit të procesit zgjedhor

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts