Doja Cat u shfaq si gjithmonë provokuese dhe e papritur në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2025, duke e kthyer vëmendjen e medieve dhe fansave me një veprim që shkaktoi reagime të forta në rrjetet sociale.
Këngëtarja fituese e çmimeve ‘Grammy’, 29 vjeçe, u paraqit me një fustan Balmain të frymëzuar nga vitet e 80-ta, me supet e zbuluara, dekolte të ulët dhe motive diamanti, të kombinuara me një rreshtim rozë të shndritshëm.
Pamja e saj glamuroze tërhoqi vëmendjen, por ishte sjellja në tapetin e kuq që e bëri atë të përflitet më shumë, shkruan DailyMail.
Ndërsa po aplikonte buzëkuq të kuq përpara kamerave, Doja surprizoi fotografët kur papritmas kafshoi tubin e produktit dhe filloi ta përtypte sikur të ishte ushqim.
Ky moment i pazakontë shkaktoi komente të shumta nga fansat, disa të habitur dhe të shqetësuar nëse bëhej fjalë për një rekuizit apo një buzëkuq të vërtetë, ndërsa të tjerë e përshkruan gjestin si një “moment ikonik” tipik për stilin e saj.
Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James e komentoi skenën si një veprim “të qëllimshëm për të provokuar”, duke theksuar se pamja e këngëtares teksa kafshonte buzëkuqin ishte një gjest i fortë simbolik, që mund të shihet si ngacmim për projektet e saj të reja muzikore.
Pavarësisht reagimeve të përziera, Doja Cat arriti edhe një herë të bëhej qendra e vëmendjes, duke treguar se di të kombinojë modën, artin performativ dhe provokimin në mënyrën e saj unike.