Reperi i njohur Don Xhoni ka bërë një paralajmërim të fuqishëm për fansat e tij, duke ngritur pritshmëritë për vitin e ri.
Ai ka ndarë një foto nga makina, shoqëruar me mbishkrimin: “10 ultra këngë!!! Viti i ri ma interesant naj her”.
Ky postim lë të kuptohet se adhuruesit e muzikës së tij kanë shumë për të dëgjuar nga reperi i njohur.

Don Xhoni, i njohur për hitet e tij që shpesh bëhen virale në pak orë, duket se po planifikon një seri publikimesh të reja që mund ta bëjnë vitin 2026 një nga më produktivët e karrierës së tij.
Fansat tashmë presin me padurim se kur do t’i dëgjojnë këngët e reja, ndërsa reperi po ngre pritshmëritë me çdo postim në rrjetet sociale.























