Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë̈ magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.
Kënga fillon me udhëtimin dhe humbjen e kësaj dashurie, pastaj gatishmërinë e tyre të qëndrueshme përballë fatkeqësive, duke e kërkuar njëri-tjetrin.
“Wo bist du?” nuk është vetëm një këngë për thyerjen e zemrës, por më shumë është një thirrje për të mos hequr dorë kurrë nga dashuria dhe na kujton se është e mundur të gjejmë një rrugë kthimi te njëri-tjetri.
Donna Dafi, në “Wo bist du?”, e shfaq talentin e kantautores dhe interpretueses.
Këngën “Wo bist du?” mund ta shkarkoni këtu:https://youtu.be/DWtKKWKojU0