Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga pesë shtetet të cilat ende nuk e kanë bërë këtë gjë.
Sipas Pack, njohja e Kosovës nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro duhet të bëhet menjëherë.
“Kjo luftë kundër Ukrainës është një thirrje zgjimi për një politikë zgjerimi më të angazhuar, më efikase të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Diktatori Putin po përdorë ndikimin e tij në disa prej këtyre vendeve për të dobësuar BE-në. Njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro duhet të bëhet menjëherë”, ka shkruar Doris Pack duke kërkuar angazhim të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë filluar me 24 shkurt pas urdhrit të presidentit rus, Vladimir Putin.