Mesfushori brazilian i Juventusit, Douglas Luiz, është në qendër të vëmendjes së klubeve të Premier Ligës pasi mungoi pa leje në stërvitjen e fundit të ekipit bardhezi.
Sipas raportimeve nga The Athletic dhe gazetarit Giovanni Albanese, Luiz, i transferuar verën e kaluar nga Aston Villa për 42 milionë euro, është duke u përballur me masa disiplinore nga Juventusi.
Klubet angleze West Ham, Everton dhe Liverpool janë të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa Juventus kërkon rreth 35 milionë euro për shitjen e kartonit të tij.
Douglas Luiz ka pasur vështirësi të vendoset në formacionin e trajnerit Thiago Motta për shkak të dëmtimeve, ndërsa më parë Manchester City kishte shfaqur interes për rikthimin e tij në skuadër.