Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të mbahet dasma mes Brikenës dhe Mateos, ashtu siç u njoftua përmes zarfit që mbërriti gjatë ditës.
Ndërkohë, para ceremonisë, nuk munguan debatet mes banorëve.
Rogerti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim që, sipas tij, mund “t’ua prishë dasmën”.
Rogerti: “Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”.
Mateo: “Të pyeti njeri ty? Prishe”.
Rogerti: “Do ta prish pra”.
Mateo: “Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”
Rogerti: “O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë”.
Mateo: “Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty”.
Pritet të shihet nëse Rogerti do ta realizojë paralajmërimin e tij gjatë dasmës së mbrëmjes.






















