Revista Time ka publikuar listën e 100 personave me më shumë ndikim në botë për vitin 2025. Lista përfshin politikanë, sipërmarrës të teknologjisë, biznesmenë dhe yje të showbiz.

Donald Trump është në këtë listë, pasi sipas korrespondentit të Time Brian Bennet, asnjë president tjetër në historinë modern nuk ka pasur kontroll të tillë mbi qeverinë amerikane.

Një tjetër gazetarë e Time përfshiu në listë Robert Kennedy Junior, sekretari amerikan i shëndetësisë, një avokat kundër vaksinimit, i cili tashmë ka një ndikim të madh në kujdesin shëndetësor në SHBA.

Në listë nuk mungon edhe Elo Musk, i cili drejton departamentin e eficencës qeveritare, pasi Donald Trump u zgjodh president.

Mark Zuckerberg është në këtë listë dhe gjithashtu CEO i Netfix Ted Sarandos. Aktorët Demi Moore, Adrien Brody dhe Scarlet Johanson janë ndër artistët me më ndikim në botë për këtë vit sipas revistës Time.

Në listën e famshme juanë edhe Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, Presidenti i Argjentinës Javier Milei, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

Francezja Giselle Pelicot, e cila denoncoi publikisht abuzimin e bashkëshortit të saj, në një nga gjyqet më të rëndësishme publike të kohëve të fundit, ishte gjithashtu pjesë e listës.

Personazhe me ndikim janë edhe legjendat e sportit, Serena Williams në tenis dhe Simone Biles në gjimnastikë.

Related Posts