Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në Prime-t, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Selin vendosi që të qëndronte dhe të ‘luftonte’ me të dy banorët për çmimin e madh të këtij edicioni të pestë.
Ndërkohë ditën e sotme, Miri i ka kërkuar ndjesë për të gjithë situatën e krijuar asaj dhe mamasë së saj. Ai shprehet se nuk ka ofenduar, por duke qenë se është interpretuar ashtu, kërkoi falje.
Gjithashtu u shpreh se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime, por do të përballen vetëm për lojën.





















